Abdurrahimi shënon sërish për NK Bravo në Slloveni (VIDEO)

Besart Abdurrahimi ka shënuar gol në ndeshjen e skuadrës së tij NK Bravo ndaj Mura, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 11-të në elitën e futbollit slloven, njofton “infOSport.mk”.

3:3 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, teksa Abdurrahimi shënoi golin e dytë për NK Bravo në minutën e 49-të, kur kaloi në epërsi skuadrën e tij për herë të parë në këtë ndeshje, (2:1).

Goli i Besart Abdurrahimit ndaj Mura

Goli i Besart Abdurrahimit ndaj Mura

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.

Nuk vonoi shumë dhe NK Bravo me anë të Agboji në minutën e 55-të shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve të Mura, skuadër kjo që në pjesën e mbetur të takimit u mbështet tek Bobiçanec, që realizoi dy gola (64’, 78’), për barazim të rezultatit në 3:3.

Me këtë barazim NK Bravo mban pozitën e 6-të me 12 pikë, ndërkohë Mura me 20 pikë renditet në pozitën e katërt.

Ndryshe për Abdurrahimin ishte ky goli i dytë në ndeshjen e tij të katërt me fanellën e skuadrës së NK Bravo, pasi i njëjti kishte shënuar edhe në debutim ndaj Rudar.

Leave a Reply