Miqësorja Maqedoni e V. – BeH, që nuk i ngjau një epiteti të tillë (VIDEO)

Pas barazimit 3:3 në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në Bihaç, sot përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futsal u mund nga Bosnje e Hercegovina me rezultatin 9:5, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse ishte vetëm një miqësore, në parket nuk rezultoi të jetë e tillë.

Starte të ashpëra, zënka, madje edhe tërheqje të ekipit nga parketi, ishte pasqyra e takimit të sotëm miqësorë, që megjithatë u zhvillua deri në fund, e ku triumfues dolën boshnjakët.

Miqesore vetem me fjale, por ne terren ishte me ndryshe

Miqesore vetem me fjale, por ne terren ishte me ndrysheSeleksionuesi i Maqedonise se Veriut, Ivan Bozhoviq ne fillimin e pjeses se dyte terhoqi skuadren nga parketi, pas nje starti te ashper te lojtareve kundershtare ndaj Adrian Micevskit.

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.

Ndryshe Sadat Ziberi realizoi dy gola për Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga një gol realizuan edhe Taulant Ismaili, Dragan Petroviç dhe Ismet Ceka.

Në anën tjetër kapiteni Radulloviç ishte më i eksponuari te skuadra e Bosnje e Hercegovinës, duke shënuar 3 gola, dy gola realizoi Pavloviç, teksa nga një gol realizuan Ivankoviç, Petkoviç, Rezhiç dhe Boshkoviç.

Këto dy ndeshje trajnerit Ivan Bozhoviq të Maqedonisë së Veriut i shërbenë si parapërgatitje për ndeshjet eliminatore, të vlefshme për Botërorin e vitit 2020, që nga data 22 deri me 27 tetor do të zhvillohen në Ukrainë.

Futsal, miqesore: Bosnje e H. – Maqedonia e Veriut 9-5

Futsal, miqesore: Bosnje e H. – Maqedonia e Veriut 9-5

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.

Leave a Reply