Fundi i mbarë për Renovën, me një këmbë sheh veten në çerekfinale (VIDEO)

Renova ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në çerekfinale të Kupës, pasi sot si mysafir me rezultatin 2:0 mundi Tikveshin, njofton “infOSport.mk”.

Doli të jetë kjo një ndeshje e fortë, ku megjithatë Renova kishte më shumë nga loja, ndërsa fitoren e madhe e siguroi vetëm në minutat e fundit të takimit.

Trajneri Bujar Islami kishte vendosur të bëjë ca ndryshime në formacion, me ç’rast në pankinë kishte lënë futbollistët titullarë, si Jasir Selmanin, Saimir Fetain, Florian Kadriun dhe Remzifaik Selmanin, me këtë të fundit, i cili në loja u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, ndërsa në minutën e 88-të, pas një super pasimi të Armend Aliut, i vetmuar para portierit vendas, arriti që të shënojë për 1:0.

Goli i Selmanit ndaj Tikveshit

Goli i Selmanit ndaj TikveshitTIKVESHI – RENOVA 0:1(R. Selmani 88')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.

Nuk zgjati shumë dhe vetëm dy minuta më pas, Renova realizoi edhe golin e dytë, kësaj rradhe me autorë Fisnik Zuka, i cili me të majtën e tij lëshoi një predhë të vërtetë, duke mos i lënë fare hapësirë portierit vendas për të intervenuar.

Fisnk Zuka konfirmon fitoren e madhe te Renoves ne udhetim te Tikveshi

Fisnk Zuka konfirmon fitoren e madhe te Renoves ne udhetim te TikveshiTIKVESHI – RENOVA 0:2(F. Zuka 90')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 25 септември 2019 г.

Kësisoj ndeshja në fund u mbyll me rezultatin 0:2 në favor të Renovës, skuadër kjo që me 30 tetor në Tetovë pritet ta konfirmojë vizën për në çerekfinale.

Leave a Reply