Jo vetëm afrime te Shkëndija, një “kuqezi” del në stërvitje me një skuadër tjetër!!!

Përveç afrimeve të bujshme te Shkëndija gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit, ndodhi edhe një largim i bujshëm në heshtje. Edhe pse faqja zyrtare e tetovarëve nuk ka njoftuar për ndarjen me brazilianin Stenio Zhunior, ky i fundit veçmë ka filluar aventurën e tij të re.

Braziliani ka qenë ditën e djeshme prezent në Abu Dabi, atje ku ka nisur stërvitjen me ekipin letonez të Rigës, skuadër kjo që kryen fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror në futbollin letonez.

28-vjeçari Zhunior pjesë e “kuqezinjëve” nga Tetova është që nga viti 2014-të, duke fituar dy tituj kampion dhe një trofe të Kupës. Ai te Shkëndija erdhi nga rradhët e skuadrës bullgare të Liteks Loveç, teksa atë sezon luante te Pelisteri në formë huazimi.

Brenda qëndrimit 5-vjeçar te Shkëndija, Stenio Zhunior me fanellën “kuqezi” ka zhvilluar plotë 196 ndeshje, duke regjistruar 45 gola dhe 54 asistime.

Ai gjatë stinorit vjeshtorë në LPFMV zhvilloi 17 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola, ndërsa  zhvilloi edhe dy ndeshje të tjera në garat europiane.

Largimi i Zhunior nuk duhet ndikuar shumë te Shkëndija, skuadër kjo që në organikën e saj deri më tani ka afruar futbollistë cilësorë, si Valon Ahmedi, Aldair Neto, Ardin Dallku dhe Jan Krivak.

Leave a Reply