Intelektualët ia urojnë ditëlindjen në mënyrë të veçantë Izair Eminit

Sulmuesi tetovar Izair Emini sot feston ditëlindjen, ndërsa tifozët e klubit ku luan aktualisht, Dritës nuk e kanë lënë vetë në këtë ditë të veçantë.

Ata janë tubuar në “Fan klubin” e tyre ku e kanë pritur sulmuesin që ishte së bashku me Ardian Cuculin.

Aty i është uruar ditëlindja me një transparent: “Urime Izo Goool”.

Emini e feston ditëlindjen e 34-të, ndërsa si gjithmonë në qytetin e Gjilanit lojtarët nuk lihen vetëm.

Drita aktualisht është lider në elitën e futbollit kosovar me 17 pikë, kjo pasi dje ata mundën Vushtrrinë me rezultatin 5:1.

Leave a Reply