Shkëndija-Vardari, tradita në anën e “kuqezinjëve” nga Tetova

Vardari vjen në Tetovë me një seri negative në duelet mes veti, pasi nuk njeh fitoren përballë Shkëndijës për saktë dy vite apo 9-të ndeshje me rradhë kur kuqezinjtë tanë numërojnë 4 fitore dhe 5 barazime.

Përballja e fundit mes veti u zhvillua 10-të ditë më parë dhe rivalët u ndanë me barazim 2:2 duke lënë që çështja e çerekfinalistit të Kupës të vendoset në takimin e kthimit në Tetovë. Gjithsesi, deri te ajo ndeshje ka kohë dhe tani gjithë vëmendja orientohet ka përballja kampionale.

Sezonin e kaluar Shkëndija fitoi dy herë Vardarin dhe dy ndeshje u mbyllën baraz, ndërsa tani përveç nevojës së pikëve synohet vazhdimi i serisë pozitive ndaj rivalit direkt për tituj dhe rikthimi në garë për pozitat e para në tabelën e klasifikimit.

Leave a Reply