Goli i Asanit ndaj Bellasicës (VIDEO)

Jasir Asani gjatë ditës së sotme bëri debutimin e tij me fanellën e Pobedës. Shkupjani bëri një debutim ëndërrash, duke shënuar në ndeshjen miqësore ndaj Bellasicës, në të cilën ndeshje Pobeda shënoi fitore me rezultatin 4:1.

Asani realizoi golin e tretë në minutën e 50-të, duke i ikur një kurthi të pozitës jashtë loje dhe më pas edhe portierit kundërshtarë, për të shënuar për 3:1.

Deri në fund të takimit një gol tjetër për Pobedën realizoi Bllagoja Geshoski, derisa dy golat tjerë ishin pjesë Borçe Manevskit dhe Ilieskit.

Golin  e vetëm për Bellasicën që në këtë ndeshje humbi edhe një 11-të metërsh në minutën e 20-të, e realizoi Sulev.

Goli i Jasir Asanit ne ndeshjen ndaj Bellasices****************************Asani shenoi ne debutimin e tij me fanellen e Pobedes, te e cila skuader dite me pare u transferua nga rradhet e Vardait, skuader kjo qe ne 6 muajt e fundit, e kishte huazuar ate te FC Shkupit

Публикувахте от infosport.mk в 30 юли 2017 г.

 

Leave a Reply