Flamuri kuqezi shkakton ‘kaos’, tifozët serb pushtojnë fushën

Shpalosja e flamurit shqiptar shkakton kaos në miqësoren mes Brescias dhe Vojvodinës (miqësore), e cila u ndërpre para kohe. Edhe pse nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me futbollistët e të dyja skuadrave që zbritën në fushë me fanellat ku shkruhej “Forza Sinisa”, për ndër të trajnerit të Bolognas, Sinisa Mihajlovic, i cili po lufton leukeminë, shfaqja e flamurit kuqezi, përballë tribunës ku ishin akomoduar mbështetësit e Vojvodinës, sollën reagimin e këtyre të fundit duke pushtuar fushën dhe iu drejtuar vendin ku “mbiu” simboli shqiptar, që e konsideronin provokim.

Gjyqtari vendosi të ndërpriste përfundimisht takimit, kur ishin luajtur vetëm 7 minuta lojë në pjesën e dytë dhe rezultati ishte 2-1 në favor të Brescias (Donnarumma 7’ 11-m, Bisoli 13/Djuricin 35’).

Në fakt, kjo ishte ndërprerja e dytë dhe përfundimtare, pasi edhe në pjesën e parë loja u ndal për rreth 10 minuta pas përjashtimit të trajnerit të skuadrës serbe, i cili tentoi madje të tërhiqte skuadrën nga fusha.

Një ngjarje e shëmtuar në një test miqësor që kurrsesi nuk duhet të merrte ngjyra të tilla vetëm për faktin se një flamur shqiptar u shfaq në stadium.

Leave a Reply