Java 12, kush humbi e kush përfitoi, renditja tabelare tregon gjithçka

Fundjava në futbollin vendor solli ndeshjet e javës së 12-të në Ligën e Parë, aty ku Vardari nuk po e lëshon frontin dhe nga ndeshja në ndeshje po konfirmon kandidaturën serioze për titullin e kampionit, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Aleksandar Vasoski në ndeshjen e vetme të zhvilluar të shtunën në derbin lokal mundi Rabotniçkin me rezultatin 2:0, e ku fjalën kryesore e pati fantazisti Daniel Avramovski.

LPFMV Renditja tabelare pas 12 xhirove te para. Shihni ku ndodhet skuadra e juaj e zemres?

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 28 октомври 2019 г.

Fitores së “kuqezinjëve” u shkoi për shtati edhe disfata e Akademia Pandev, që u dorëzua në Veles ndaj Borecit. FC Shkupi falë golit të shënuar në minutat shtesë të takimit të Fatjon Jusufit morri një barazim në udhëtim te Renova, duke ruajtur pozitën e 3-të në tabelë, e ndjekur nga Makedonija GJ.P, që gjithashtu barazoi, mirëpo pa gola ndaj kampionëve në fuqi të Shkëndijës, që renditen në pozitën e 5-të me 15 pikë.

Numrin e njëjtë të pikëve në pozitën e 6-të e ka edhe Sileksi, për të vijuar më pas 3 skuadra me nga 14 pikë, Struga Trim Lum, Renova dhe Boreci, ndërkohë Rabotniçki mbetet i ngulitur në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë të tubuara.

Renditja Tabelare – LPFMV
# Ekipi Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1 Vardari 12 8 3 1 17:4 27
2 Ak.Pandev 12 7 3 2 14:3 24
3 FC Shkupi 12 4 5 3 14:11 17
4 Makedonija Gj.P 12 4 5 3 13:12 17
5 Shkëndija 12 4 3 5 11:7 15
6 Sileksi 12 5 0 7 13:16 15
7 Struga TL 12 4 2 6 11:17 14
8 Renova 12 4 2 6 10:16 14
9 Boreci 12 4 2 6 10:18 14
10 Rabotniçki 12 3 1 8 8:17 10

Leave a Reply