Trajnerët nga Maqedonia me UEFA PRO Liçensë në trajnim në Nyon të Zvicrës

Në periudhën prej 28 deri më 31 tetor të vitit 2019, grupi i parë i gjeneratës së pestë të trajnerëve nga vendi ynë, kandidatë për pajisje me UEFA PRO Liçensë qëndruan në trajnime të specializuara në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës, në kuadër të programit për shkëmbim të diturive dhe marrjes së përvojës së re. Trajnerët nga Maqedonia ishin pjesë e grupit të takimeve të punës bashkë me trajnerët nga Çekia, Mali i Zi dhe Shqipëria.

UEFA përmes instruktorëve të saj, Hauard Vilkinson (Angli), Jim Fliting (Skoci), Piter Rudebek (Danimarkë), Paki Boner (Irlandë), Kris van der Hegen (Belgjikë), Varner Mikler (Gjermani), si dhe mysafirët e nderit-ligjërues Stanisllav Çerçesov (seleksionues i Rusisë), Bernhard Husler (president i KF Bazelit-Zvicër), si dhe Josh Herman (ekspert për shfrytëzim të rrjeteve sociale), kandidatëve u ofruan informata profesionale që janë të nevojshme për formimin e profilit trajner bartës i UEFA PRO diplomës, në bazë të të cilave kishte diskutime dhe konkluza nga të gjithë kandidatët e pranishëm në seminar.

“Mund të them se grupi ynë i trajnerëve kandidatë për pajisje me UEFA PRO Diplomë që morën pjesë në këtë seminar në Nyon me shumë sukses prezantuan zejen e trajnerit të vendit tonë, duke treguar nivel të lartë njohurive teorike dhe praktike. Prezantimet e bëra dhe informacionet ishin shumë të rëndësishme dhe aplikuese. Shpresoj që trajnerët do të mund të shfrytëzojnë këto gjëra në punën e tyre të mëtejshme”, shprehet Nebojsha Markovski, drejtor i Qendrës për Edukim pranë FFM-së.

Në seminarin për trajnerë në Nyon nga Maqedonia morën pjesë: Ardian Nuhiu, Aleksandar Tanevski, Skender Jonuzi, Aleksandar Stojanov, Toni Meglenski, Milan Ilievski, Darko Krstevski, Dejan Arsov, Marjan Jovanovski, Vase Beqarov, Dimitrar Maxhunarov dhe Rade Cicmiloviq.

Leave a Reply