Dyshja e Bazelit, Zhegrova-Ademi në formacionin e javës në Zvicër

Edon Zhegrova dhe Kemal Ademi mbrëmë dolën të jenë protagonist te Bazeli në ndeshjen kundër Ksamaksit, teksa falë kësaj dyshe shumë herë kampionët e Zvicrës morrën një barazim 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Zhegrova ishte në rolin e asistuesit, ndërsa Ademi në atë të ekzekutuesit, ndërsa që të dy janë përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit zviceran, duke përbërë dyshen sulmuese.

Edon Zhegrova asiston, Kemal Ademi shënon

Edon Zhegrova asiston, Kemal Ademi shënon BAZELI – KSAMAKSI 1:1

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

Zhegrova edhe këtë ndeshje nuk e nisi si titullarë, por pas dëmtimit të Okafor në minutën e 16-të, trajneri Marsel Koller vendosi ti jap shansin talentit kosovar, dhe nuk gaboi pasi pikërisht falë asistit të tij, Ademi shënoi edhe golin e barazimit ndaj Ksamaksit të kumanovarit, Taulant Seferi, që gjithashtu në anën tjetër kishte asistuar në golin e bashkëoljtarit të tij, Nuzolo.

Leave a Reply