Erdhi me shumë bujë, por Felipe dhe Shkëndija ndërprejnë bashkëpunimin vetëm pas 5 muajve

Huan Felipe erdhi me shumë bujë te Shkëndija nga rradhët e Vardarit, mirëpo braziliani largohet nga skuadra kampione e vendit vetëm pas 5 muajve. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga vetë klubi i Shkëndijës përmes faqes së tyre zyrtare, ku thuhet se kryesia e klubit dhe futbollisti në takim të përbashkët kishin ardhur në përfundim se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve, kështu që është gjetur akordi për shkëputjen e parakohëshme të kontratës.

Huan Felipe, Shkëndijës iu bashkua me 6 korrik të këtij viti, ndërsa brenda periudhës 5 mujore numëron vetëm 14 takime dhe 2 gola të shënuar, nga një në kampionat dhe Kupë.

Leave a Reply