Ja si ndryshon renditja tabelare në LPFMV

Java e 14-të sot dhuroi 4 ndeshje nga gjithsej 5. Vëmendjen tërhoqi disfata e Vardarit në Strugë, aty ku Struga Trim Lum mundi liderin aktual, Vardarin, mirëpo edhe përkundër kësaj disfate, skuadra “kuqezi” nga Shkupi vazhdon të kryesojë renditjen me 30 pikë, 4 më shumë se Akademia Pandev e vendit të dytë, që sot barazoi në udhëtim ndaj Renovës në Tetovë.

Një lëvizje pozitive prej dy vendeve ka bërë Sileksi, që sot mundi FC Shkupin. Falë fitores minimale 1:0 skuadra nga Kratova tashmë me 21 pikë renditet në pozitën e tretë, duke lënë pas vetes Shkëndijën (me një ndeshje më pak), FC Shkupin, Makedonija GJ.P dhe Struga Trim Lumin, që kanë nga 18 pikë. Në pozitat 8 dhe 9 renditen Renova dhe Boreci me nga 15 pikë, ndërkohë në pozitën e fundit ndodhet Rabotniçki që ka tubuar 11 pikë. “Romantikët” kanë një ndeshje më pak, atë kundër Shkëndijës, që në program është gjatë ditës së nesërme.

Renditja Tabelare
# Ekipi Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1. Vardari 14 9 3 2 20:6 30
2. Ak.Pandev 14 7 5 2 16:5 26
3. Sileksi 14 7 0 7 15:16 21
4. Shkëndija 13 5 3 5 15:7 18
5. FC Shkupi 14 4 6 4 14:12 18
6. Makedonija GJ.P 14 4 6 4 14:14 18
7. Struga Trim Lum 14 5 3 6 13:18 18
8. Renova 14 4 3 7 11:19 15
9. Boreci 14 4 3 7 11:23 15
10. Rabotniçki 13 3 2 8 9:18 11

Leave a Reply