Edi Reja publikon listën, për herë të parë dy kumanovar pjesë e Kombëtares shqiptare

Edi Reja ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit, që Kombëtarja shqiptare do ti zhvillojë si vendas, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” fillimisht me 14 nëntor do të përballen me Andorrën në “Elbasan Arena”, që 3 ditë më vonë në impiantin e ri të ndërtuar në Tiranë, të mirëpresin kampionët e Botës, Francën.

Reja për këto dy taime ka përzgjedhur 26 lojtarë, ndërkohë që ka rikthime dhe risi. Mungesat janë pesë, madje lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Mavraj, mbrojtësi Kumbulla, mesfushori Abrashi dhe dyshja e sulmit, Sadiku-Cikalleshi.

Emër i ri në listë është ai i Florian Kamberit që duket se e ka mbyllur problemin me dokumentacionin dhe vjen për herë të parë në Kombëtare, ndërsa ajo që është e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, është fakti se për herë të parë do të grumbullohen dy futbollistë nga vendi ynë. Fjala është për dy kumanovarët, mesfushorin Lindon Selahi, që luan me Tuenten dhe sulmuesin, Taulant Seferin, që luan me Ksamaksin në Zvicër. Ndërkohë kumanovari i tretë, Naser Aliji është në listën e pritjes, njëjtë sikurse edhe futbollistët si, Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Xhiakomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Çelzi), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb).

 

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS
PORTIERË:

Thomas Strakosha (Lacio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)

MBROJTËS:

Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)

MESFUSHORË:

Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzhomberok) , Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Tuente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Bresha)

SULMUES:

Bekim Balaj (Shturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albasete), Taulant Seferi (Ksamaks), Florian Kamberi (Hibernian)

 
LISTA E PRITJES:

Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Xhiakomo Vrioni (Citadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Çelzi), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb)

TË DËMTUAR:

Marash Kumbulla (Hellas Verona), Mërgim Mavraj (Grojter Furt), Armando Sadiku (Mallaga), Sokol Cikalleshi (Akhisarspor), Amir Abrashi (Frajburg)

Leave a Reply