Rabotniçki-Shkëndija, Gjoka vjen me një ndryshim nga ajo e përballjes së fundit me Borecin

Shkëndija sot në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit vendor do të jetë mysafire e Rabotniçkit. Ndeshja mes dy skuadrave me emër në futbollin tonë do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa edhe këtë herë “kuqezinjtë” nga Tetova luajnë rolin e favoritit.

RABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 3 ndeshjet e fundit në arenën "Todor Proeski"Rabotniçki – Shkëndija 0:1Rabotniçki – Shkëndija…

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 10 ноември 2019 г.

Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka po bënë mirë javët e fundit në kampionatin vendor, teksa ka regjistruar dy fitore dhe një barazim pa pranuar gol. Ata së fundmi mundën Borecin në Tetovë me shifrat 4:0, ndërsa strategu nga Tirana për dallim nga ajo ndeshje ka bërë vetëm një zëvendësim, edhe atë të detyrueshëm, pasi Marjan Radeski për shkak të lëndimit ka mbetur jashtë kombinimit. Kështu vendin e tij në krahun e djathtë në mesfushë do ta zë Stenio Zhunior, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është e njëjta.

Zahov qëndron në portë, ndërsa para tij 4-ja mbrojtëse e përbërë nga Çeshemxhiev – Neziri në qendër dhe Mici dhe Murati në krahë.

Në mesfushë do të manovrojnë Alimi dhe Totre, të ndihmuar në krahë nga Zhunior dhe Imeri, ndërsa dy futbollistët më të avansuar janë Besart dhe Agim Ibraimi. Ndeshja Rabotniçki – Shkëndija starton në ora 13:00.

Leave a Reply