Ibrahimoviç gjithnjë e më afër Milanit! Di Marzio zbulon detajet e para

Milani ka filluar të punojë seriozisht për rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç në “San Siro”. Pas lamtumirës nga LA Galaksi në futbollin amerikan, sulmuesi po vlerëson mundësitë e reja, me “rossonerët” që janë të gatshëm t’i ofrojnë një vend në ekipin e tyre.

“Gianlucadimarzio” raporton se sot është është mbajtur takimi i parë mes palëve, me agjentin Mino Raiola që ka takuar drejtuesit e Milanit, për të parë mundësitë e kthimit të Ibrahimoviç te ekipi kuqezi nga Milano.

Në ditët e ardhshme do të ketë kontakte të reja, për të kuptuar më mirë kushtet e mundshme të këtij transferimi. Zlatan Ibrahimoviç në të kaluarën ka veshur për dy sezone fanellën e Milanit, duke fituar një titull në “Serie A”.

Suedezi 38-vjeçar me fanellën e Milanit ka zhvilluar 85 ndeshje, duke realizuar 56 gola.

 

Leave a Reply