Lajmi i bujshëm nga Spanja: Juve gati të shesë Ronaldon për dy super yje

Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në verë. Sulmuesi portugez ka shfaqur shpesh pakënaqësi këtë sezon, ndërkohë që nëse nuk arrin të fitojë me “bardhezinjtë” Ligën e Kampionëve, ai me shumë gjasa do ta mbyllë aventurën e tij në Torino.

Ky lajm vjen nga Spanja dhe bëhet më interesant kur mësohen lëvizjet që ka në plan Juventusi. Gazetari i njohur, Eduardo Inda, zbulon dy objektivat e bardhezinjve dhe bëhet fjalë për dy emra të mëdhenj të futbollit botëror.

“Klubi i Juventusit do dëshironte të transferojë në Torino, Poll Pogban dhe Kylian Mbape, ndaj për arsye financiare duhet të shesë vetëm Kristiano Ronaldon”, – është shprehur Inda.

Leave a Reply