Milani kundër Napolit me dy mungesa të rëndësishme në mesfushë!

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, po has në probleme në prag të takimit të së shtunës kundër Napolit në kuadër të javës së 13-të në “Serie A”. Për shkak kartonëve, Pioli nuk do të mund të llogarisë në dyshen, Benaser-Çalhanogllu, dy komanduesit e vërtetë të mesfushës “kuqezi”.

Kësisoj Pioli është i detyruar që të kërkojë zëvendësime adekuate, ndërsa sipas “Gazzetta dello Sport”, Lukas Bilja do të marrë vendin e Benaser, teksa favoriti për të zëvendësuar turkun Çalhanoglu është Xhiakomo Bonaventura, që në këto dy javë është stërvitur me ritme të shpejta dhe intensive në Milanelo.

Musakio gjithashtu mund të kthehet të marrë vendin e titullarit në vend të Duartes, edhe pse balotazhi është 50 me 50.

Është konfirmuar Andrea Konti në të djathtë, pasi mbrojtësi po gjen formën e tij të dikurshme, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e njëjta, me Donaruman në portë, teksa si sulmues më i avansuar do të jetë polaku, Pjontek.

 

Leave a Reply