Lëndimi i Muriqit më serioz se sa mendohej, përfundon viti për kosovarin

Ndeshja e javës së 11-të kundër Kasimpasha, në të cilën Vedat Muriqi i shënoi dy gola, ka rezultuar e kobshme për sulmuesin kosovar, i cili do të mungojë për plotë 6 javë nga fushat e futbollit.

Fillimisht u mendua për ndonjë lëndim më të lehtë, madje Muriqi udhëtoj drejt Kosovës, me shpresë se do të ndihmojë ekipin “dardan” në dy ndeshjet më të rëndësishme të këtij viti, mirëpo i njëjti nuk u paraqit as ndaj Çekisë dhe Anglisë, në të cilat ndeshje Kosova pësoi disfata.

Ky dëmtim i ka prishur planet edhe klubit turk që shpresonte ta shiste në janar Muriqin për një shifër të konsiderueshme pasi ofertat për të janë të shumta.

Në këtë mënyrë Muriqi i cili në 11 ndeshje ka shënuar 7 gola me fanellën e Fenerbahçes, mbylli vitin 2019-të para kohe, ndërsa rikthimi i tij në fushat e futbollit pritet të ndodh vetëm në janar të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply