Ekipi turk i Selmanit, Menemenspor solidarizohet me tragjedinë në Shqipëri

Ekipi turk i Menemenspor, ku aktivizohet gardiani shqiptarë, Gentian Selmani, është solidarizuar me tragjedinë në Shqipëri. Ata kanë pozuar duke bërë shenjën e shqiponjës, një veprim i bukur të cilin e vlerëson edhe vetë Selmani.

“Dua të falënderoj skuadrën time Menemenspor për solidaritetin e treguar në tërmetet që kanë ndodhur këto ditë në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për viktimat e kësaj katastrofe. Zoti ju dhëntë forcë të kaloni këtë traumë dhe vuajtje të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e zemrës. Së bashku jemi më të fortë!“,-  shkruan portieri U21 i kombëtares shqiptare.

Selmani skuadrës turke që garon në Ligën e Dytë iu bashkua gjatë kësaj vere nga rradhët e Laçit, ndërsa shumë shpejtë u adaptua, duke u shndërruar në një pikë kyçe të skuadrës së tij të re.

Leave a Reply