Jurina: Kemi treguar se jemi ekip serioz, shkojmë për fitore në Tetovë (VIDEO)

Xhiroja e 17-të në elitën e futbollit vendor nesër na sjell përballjen ndërmjet dy ekipeve shqiptare Shkëndija dhe Shkupi. Të dyja këto dy skuadra do të përballen në stadiumin e qytetit në Tetovë, me çka do të dyja kërkojnë fitoren.

Nga tabori i skuadrës nga Shkupi, ka folur autori i dy golave ne fitoren ndaj kampionëve në Çair, Marin Jurina, i cili vlerëson Shkëndijën, por ambiciet e tij dhe të klubit të tij janë vetëm tri pikët.

“Shkëndija është një nga skudrat kualitative në Maqedoni. Por ne pas triumfit ndaj Akademia Pandevit që morëm në mesjaë, shkojmë edhe të dielën për të marrë edhe tri pikë tjera. Në ndeshjen e parë të luajtur këtu në Çair, kemi treguar karakter, kemi treguar se jemi ekip serioz dhe ndaj secilit ekip mund të luajmë. Unë do të mundohem të jap maksimumin tim të ndihmojë ekipin, por edhe të shënoj gol”, ka thënë Jurina.

Takimi Shkëndija-Shkupi luhet nesër në Tetovë, duke nisur nga ora 13:00. /InfOSport.mk

Leave a Reply