Shkëndija dhe Vardari të sigurtë, Renova vazhdon të zhgënjejë

Shkëndija i është hakmarë me kamatë FC Shkupit për disfatën në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Çair, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të vendit shënuan fitore 4:0 në Tetovë, duke kënaqur të pranishmit në shkallët e stadiumit, që edhe sot ishin në një numër të konsiderueshëm.

Nga dy gola shënuan Stenio Zhunior dhe Besart Ibraimi, me këtë të fundit që sot vendosi një rekord të ri, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit elitarë në vendin tonë.

Vardari më lehtë se që pritej në transfertë mundi Ak.Pandevin. Falë “dopietës” së goleadorit Daniel Avramovski dhe një goli të shënuar fare në fund nga ana e Vladica Brdarevskit, “kuqezinjtë” nga Shkupi shënuan fitore 3:0.

Fitores në takimet e sotme iu gëzua edhe Boreci, që në Veles me rezultatin minimal 1:0 mundi Renovën, ndërkohë Rabotniçki dhe Sileksi u ndanë me barazim 1:1, njëjtë sikurse edhe ndeshja e së shtunës midis Makednija GJ.P dhe Struga Trim Lum.

LPFMV – Java XVII

Shkëndija 4:0 FC Shkupi
Boreci 1:0 Renova
Ak.Pandev 0:3 Vardari
Rabotniçki 1:1 Sileksi

E shtunë:

 
Makedonija GJ.P

1:1

Struga TL

Leave a Reply