Olimpik Marseja për nder të ish-kapitenit Cana, kërkon donacione për Shqipërinë

Klubi i Olimpik Marsejës ka vendosur që të bëhet pjesë e aktive e iniciative për të siguruar fonde në mbështetje të personave të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Francezët, të cilët kanë lidhje të ngushta me Shqipërinë që prej kohësh kur Lorik Cana ishte kapiten i kësaj skuadre, kanë bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqes së klubit që të gjithë të mblidheshin në ndihmë të populli shqiptar.

“Shqipëria, kombi i ish-kapitenin tonë Lorik Cana është goditur javën e kaluar nga një tërmet i tmerrshëm. Olimpik Marsejë i jep mbështetjen e vet popullatës shqiptare dhe u bën ngushëllimet familjeve të goditura nga kjo dramë. Klubi dëshiron të sensibilizojë mbështetësit e tij për këtë ngjarje tragjike dhe ju informojmë se është e mundur që të bëni një donacion në favor të popullatës shqiptare të goditur nga lëkundjet sizmike”, shkruante klubi i cili më pas lidhte faqen e vet me atë të “e-albania” ku tifozët mund të bënin donacionin e tyre. (vipsport.al)

Leave a Reply