Besmir Bojku shënon dhe me Feronikelin në çerekfinale shkojnë

Besmir Bojku ka shënuar golin e fundit në fitoren 5:0 të Feronikelit përballë skuadrës nga Prizreni, A&N, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Bojku në këtë mënyrë kurorëzoi sezonin e tij mjaft pozitiv me fanellën e skuadrës nga Drenasi, për të cilën realizoi edhe dy gola të tjerë në kampionat, aty ku skuadra e udhëhequr nga strategu shkupjan, Agim Sopi, e mbylli stinorin vjeshtorë në pozitën e 5-të me 27 pikë, 7 më pak se lideri Ballkani.

Ndryshe sa i përket takimit të sotëm të Kupës dhe fitores së thellë kundër skuadrës prizrenase të A&N, përveç Bojkut, për Feronikelin realizuan edhe Albert Dabiqaj (2 gola), Kastriot Rexha dhe braziliani, Zhan Karioka da Silva, i cili festoi duke bërë shqiponjën me duar.

Braziliani i Feronikelit, Zhan Karioka, pas golit të tij të shënuar sot përballë skuadrës nga Prizreni, A&N në kuadër të ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, festoi me SHQIPONJË….🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 7 декември 2019 г.

Përveç Feronikelit, një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, siguruan edhe Ballkani, Drenica dhe Dukagjini.

Kupa e Kosovës, ndeshjet e 1/8 së finales

Feronikeli 5:0 A&N
Ballkani 3:0 Trepça ‘89
Drenica 4:0 Dardana
KF Vitia 1:2 Dukagjini

Leave a Reply