Problemet shëndetësore, Muzafer Ejupi mbyll karrierën në futboll

Sulmuesi nga Shkupi, Muzafer Ejupi i ka dhënë fund karrierës në futbollin e luajtur. Edhe pse kishte ende hapësirë për të qenë pjesë e lojës më të popullarizuar në botë, por shkaqet shëndetësore bënë që Ejupi në moshën 31 vjeçare të thotë mjaftë dhe të largohet nga fushat e futbollit. Lajmin nga ndarja me futbollin e ka konfirmuar vet Ejupi si dhe klubi i tij Slaven Belupo, duke treguar edhe arsyet e largimit të hershëm.

“Fizikisht dhe mentalisht jam vërtet i lodhur. Problemet shëndetësore që po kaloja kohës së fundit, lanë gjurmë për mua. Edhe pse, faleminderit Zotit, gjithçka është nën kontroll, por nuk është e mjaftueshme të jem në nivelin ku isha në stërvitje dhe ndeshje. Për gjashtë muaj në klub unë vërtet bëra çmos, dhashë atomet e fundit të fuqisë, por thjesht nuk funksionoi. Shëndeti është diçka që duhet ta vlerësojmë më shumë, kështu që ndjeva se ky ishte momenti kur duhej t’i them lamtumirë futbollit”, ka thënë Ejupi.

Ejupi së fundmi ishte pjesë e Slaven Belupos, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ekipet si Osijeku, Songhla, Horizonti, Skenderbeu, Shkëndija, Kartalspori, Metallurgu dhe Vardari.

Leave a Reply