ZYRTARE, ish trajneri i Vardarit merr timonin e Rabotniçkit

Strategu serb, Ratko Dostaniq ëshët emëruar trajner i ri i Rabotniçkit. Është kjo hera e dytë që Dostaniq do të punojë në Maqedoni, duke pasur parasysh se në vitin 2008 udhëhiqte Vardarin, njofton “infOSport.mk”.

60-vjeçari me “romantikët” ka nënshkruar kontratë 6 mujore, me opcion për të vazhduar edhe për një vit tjetër, gjithnjë nëse do i’a arrinin qëllimit që të ruanin statusin e skuadrës elitare.

I kënaqur me angazhimin e tij ka mbetur edhe presidenti i klubit, Dragan Popovski, i cili tha se është i lumtur që Rabotniçki arriti të sjellë një strateg cilësorë dhe me përvojë të madhe për pjesën e dytë të sezonit 2019/2020.

“Na presin sfida të mëdha në pjesën pranverore të kampionatit, ndërsa besojmë se Ratko Dostaniq është zgjidhja e duhur për postin e trajnerit” – u shpreh Dragan Popovski.

Dostaniq do ta ketë shumë të vështirë me Rabotniçkin në stinorin pranveror, duke pasur parasysh se “romantikët” stinorin vjeshtorë e mbyllën në pozitën e fundit me 15 pikë, 5 më pak se Boreci i vendit të 8-të, pozitë kjo që ju mundëson atyre të luajnë në balotazh.

Ndryshe Dostaniq është trajneri i tretë që do të udhëheq Rabotniçkin gjatë këtij edicioni, duke pasur parasysh se e nisën me Aleksandar Vlaho, që më pas të vazhdojnë me Marjanço Andreskin, i cili skuadrën nga “Debar Maalo” e udhëhoqi në gjithsej 10 ndeshje, e ku arriti vetëm një fitore.

Leave a Reply