Jurgen Klop në La Liga gjen partnerin e Van Dijk në mbrojtje

Liverpulli nën udhëheqjen e Jurgen Klop po zhvillon një sezon fantastik, mirëpo edhe përkundër rezultateve impresionuese, strategu gjerman po mendon për përforcimet e reja të skuadrës.

I preferuari i tij është braziliani i Seviljës, Diego Karlos, tek i cili sheh një partner ideal për Virxhil Van Dijk në repartin e mbrojtjes.

Mediat në Angli dhe Spanjë bëjnë me dije se Liverpulli ka arritur akordin me Seviljën për transferimin e brazilianit në “Enfilld Roud”.

Diego Karlos ka zhvilluar një sezon të shkëlqyeshëm me Seviljën në La Liga, duke qenë një titullarë i padiskutueshëm.

Gjatë sezonit aktual, Diego Karlos me fanellën e skuadrës “andaluziane” ka zhvilluar gjithsej 18 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola në La Liga, ndërsa dy ndeshje të tjera ka zhvilluar edhe në ndeshjet e Liga Europa.

Leave a Reply