Aro Muriç largohet nga Notingham Foresti!

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriç, me shumë gjasa do ti jap fund qëndrimit të tij te skuadra e Notingham Forest, aty ku humbi vendin e titullarit përballë Brice Samba.

“Manchester Evening News” raporton se skuadra e Mançester Sitit, që posedon kartonin e portierit shqiptarë, do ta kthejë Muriçin në skuadër, derisa ai mund të huazohet prapë diku tjetër.

Ky lajm me siguri se mund të gëzoj drejtuesit e Preston, të cilët e dëshironin Aro Muriç në skuadrën e tyre që vitin e kaluar.

Raportohet se drejtuesit e kësaj skuadre majin e vitit 2019-të kishin kërkuar huazimin e Muriç, por, pavarësisht kësaj, portieri i Kosovës zgjodhi të huazohej te Notingham Forest, një aventurë e cila nuk i ka bërë aspak mirë portierit shqiptar.

Leave a Reply