Ish futbollisti i Liverpullit këshillon Granitin ti bashkohet skuadrës së Jurgen Klop

Ish-futbollisti i Liverpullit, Dani Marfi, beson se Granit Xhaka do të dukej superlojtar po të luante në skuadrën e Jurgen Klopit, si dhe shtoi se ylli i Arsenalit shpeshherë duket i painteresuar në “Emirates”.

Granit Xhaka iu bashkua Arsenalit nga Borusia Menhengladbahu në vitin 2016 dhe që nga atëherë i ka bërë 152 paraqitje për klubin londinez në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori 27-vjeçar s’e ka pasur marrëdhënien gjithmonë të mirë me tifozët e Arsenalit, të cilët e kritikonin atë për mungesën e kontributit në repartin defansiv të mesfushës.

Marrëdhënia e tij me tifozët e Arsenalit e pësoi goditjen më të rëndë gjatë këtij sezoni, kur ai i shau tifozët në reagim ndaj fishkëllimave kur po zëvendësohej gjatë disfatës me rezultat 2:1 në shtëpi kundër Kristal Pallas.

Trajneri i atëhershëm, Unai Emery ia mori Xhakës shiritin e kapitenit pas këtij incidenti, ndërsa spekulimet për një largim të mundshëm të tij kanë mbizotëruar në mediat angleze që nga atëherë.

Ish-mesfushori i Liverpullit Marfi është i bindur se Xhaka do të shkëlqente nëse do të transferohej te Liverpulli, aty ku luan edhe Xherdan Shaqiri.

“Nëse Xhaka do të ishte në skuadrën e Liverpullit me Hendersonin dhe Fabinjon, ai do të dukej superlojtar sepse ai është i mirë teknikisht dhe bën pasime të mira, ka goditje të mirë dhe e ka aftësinë të luajë me këmbën e majtë. Por kur luan në një skuadër që ka probleme, ti dukesh se vetëm po sillesh në fushë dhe lëshon gabime. Kjo është dilema për Mikel Artetan sepse ai e ka një skuadër që ka nevojë për përmirësime” –  ka thënë Marfi.

Leave a Reply