Struga Trim Lum prezantoi super talentin kosovar, Arlind Shabani

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka bërë prezantimin e super talentit kosovar, Arlind Shabani, i cili te skuadra strugane vjen nga rradhët e Trepça ’89, skuadër kjo që njëherit posedonte kartonin e tij, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum dhe Shabani janë lidhur me një kontratë dy vjeçare, ndërsa më i merituar për transferimin e tij te skuadra strugane është edhe menaxheri dibran, Shkumbin Qormemeti.

Ky i fundit duke besuar fuqishëm në projektin e drejtuesve të Struga Trim Lum, vendosi që të sjellë 18-vjeçarin kosovar nga rradhët e Trepça ’89, edhe pse edicionin e fundit si i huazuar kishte luajtur me ekipin e Ramiz Sadikut.

Ndërkohë më parë gjatë karrierës së tij, Shabani kishte qenë pjesë e gjeneratave të reja te skuadra e KEK’ut, teksa është gjithashtu është anëtar i rëndësishëm i përfaqësueses së Kosovës U-19.

Përforcimi i rradhës për ekipin tonëFC Struga Trim Lum dhe Arlind Shabaninënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi 2 vjeçare#WelcomeArlind ⚪️🔴#forcaStruga 💪

Публикувахте от F.C. Struga в Петък, 17 юли 2020 г.

Leave a Reply