Ish sulmuesi i Juves, serbi Kovaçeviç i mbijeton një sulmi me armë (VIDEO)

Ish sulmuesi i përfaqësueses së Serbisë, Darko Kovaçeviç, për momentin ndodhet në spital, pasi i njëjti ishte cak i një sulmi të armatosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në periferi të qytetit grek, Glifada, njofton “infOSport.mk”.

Person i panjohur kishte hap zjarr ndaj Kovaçeviç mu para shtëpisë së këtij të fundit, kur i njëjti po dilte nga vetura e tij.

Ish-futbollisti serb u qëllua me një plumb në këmbë, por pa lëndime serioze. Ndihma e shpejtë kishte mbërritur  shumë shpejtë në vendngjarje, dhe e kishte dërguar atë në spital.

Kovaceviç menjëherë pas rastit ishte marrë në pyetje nga policia, ndërsa mediat greke kishin cituar fjalët e tij të para: “Pashë një burrë që doli nga makina e tij me armë në dorë dhe shkoi drejt meje. Kur ai qëlloi me armë, unë instiktivisht hodha veten në të djathtë. Pastaj e pashë duke ikur, hipi në makinë dhe u zhduk ”.

Policia tashmë ka kontrolluar zonën përreth shtëpisë së Kovaçeviç. Qentë policorë të trajnuar posaçërisht për raste të këtilla, gjithashtu po ndihmojnë në gjetjen e autorit të kësaj tentim vrasjeje. Rreth 700 metra larg vendit të ngjarjes, u gjet një makinë që i ishte vënë flaka, dhe me të cilën sulmuesi ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Vetura në fjalë ishte e regjistruar si e vjedhur.

Supozohet se sulmuesi ka pasur edhe një bashkëpunëtorë, i cili e kishte pritur në veturë. Policia konsideron se sulmi ndaj Kovaçeviç kishte qenë i përgatitur një kohë më të gjatë dhe se ekzekutuesit e kishin ditur mjaft mirë se kur ai do të paraqitej para shtëpisë së tij, përcjellë “infOSport.mk”.

Darko Kovaçeviç ka lindur me 18 nëntro të vitit 1973. Ai është një fëmijë i Radnikçki (Kovin), ndërsa karrierën e tij profesionale e zhvilloi në skuadrat si Proleter, Crvea Zvezda, Shefilld Uendzi, Real Sociedad, Juventus, Lacio dhe Olimpijakos.

Kovaçeviç me kombëtaren e Serbisë numëron 59 ndeshje dhe 10 gola të realizuar.

Leave a Reply