Kosova u nis drejt Katarit

Përfaqësuesja e Kosovës në krye me trajnerin zviceran, Bernard Çallandes, është nisur sot drejt Katarit, ku do të marrë pjesë në një turne kontrollues.

Në Katar, “Dardanët” do të përballen me Suedinë, në një ndeshje ku Çallandes do të luajë me shumicën e lojtarëve nga Superliga e Kosovës, kampionat nga i cili janë ftuar plotë 14 futbollistë.

Por, në listën e të ftuarve ka edhe emra si Flamur Kastrati, Zymer Bytyqi, Herolind Shala, Ylldren Ibrahimaj dhe Fidan Aliti që luajnë në Skandinavi.

Ndeshja midis Kosovës dhe Suedisë në program është me datë 12 janar.

Leave a Reply