Marsel Kajzer emërohet trajner i Ajaksit

Nënkampionat e Holandës dhe finalistët e Liga Evropës, Ajaksi ka gjetur zëvendësuesi e Peter Bosh-it, i cili firmosi me Borusian e Dortmundit. Është Marsel Kajzer trajneri i ri i skuadrës së Ajaksit.

48 vjeçari ka firmosur kontratë dy vjeçare me Ajaksit, ndërsa për mediat u shpreh se për të është një sfidë e re në karrierën e tij.

“Objektivi është që ta vazhdojmë rrugëtimin e sezonit të kaluar”, është shprehur drejtori sporitv i klubit Edvin Van der Sar.

Ajaks do të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve për të arritur një vend në fazën e grupeve të kompeticionit më të lavdishëm evropian.

Leave a Reply