E bujshme, Leroy Sane largohet nga Bekam për Fali Ramadanin

Sulmuesi i Mançester Sitit, Leroy Sane nuk përfaqësohet më nga Dejvid Bekam, pasi ka vendosur të kalojë te kompania LIAN Sports, e cila është themeluar nga super agjenti Fali Ramadani, njofton portali prestigjioz gjerman “Sport1”.

Çka ndryshon tani? Rishfaqet në pistë transferimi te Bajerni i Munihut, falë marrëdhënieve të mira të shqiptarit me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë.

Drejtori sportiv i Bajernit të Munihut, Hasan Salihamixhiq është i informuar me ndryshimin dhe duket se asgjë nuk ndryshon në lidhje me dëshirën e Sanes për tu bashkuar me skuadrën e Bundesligës, njofton “Bild”.

Reprezentuesit 24 vjeçar i Gjermanisë duket se ka dhënë një premtim për t’u bashkuar me Bajernin e Munihut dhe duket se Siti është i dorëzuar për largimin e yllit gjerman, teksa trajneri Pep Guardiola jo shumë kohë më parë deklaroi se e ardhmja e Leroy Sane nuk është më në duart e tij.

Duket se kjo situatë është shfrytëzuar nga super agjenti shqiptar, Fali Ramadani që ka fituar teritor dhe ka bërë të agjent të tij një lojtar me shumë vlera.

Leave a Reply