Struga Trim Lum demolon Korabin e Peshkopisë

Struga Trim Lum sot në Ohër ka zhvilluar një miqësore ndaj Korabit të Peshkopisë, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë të Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri zhvilluan një super ndeshje, duke shënuar në fund një fitore të thellë 4:0. Emran Ramadani hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në 45 minutat e para, ndërsa në të dytën në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Osmani, Sulejmani dhe Mazari.

Fc Struga Trim Lum 4:0 Kf Korabi Peshkopi✅- Një ndeshje mjaft e mirë e zhvilluar nga ekipi jonë ⚽️Kjo ishte edhe…

Публикувахте от F.C. Struga в Събота, 18 януари 2020 г.

Për Struga Trim Lum ishte kjo ndeshja e dytë miqësore e zhvilluar në Ohër, (pas asaj me Vllazninë e Shkodrës) dhe njëherit e fundit nga faza e parë e përgatitjeve në vend, teksa skuadra të martën udhëton për në Turqi ku do të vazhdojë me fazën kryesore të pregatitjeve.

Në Antalia të Turqisë, Struga Trim Lum do të qëndrojë deri me datë 5 shkurt, ndërsa pritet që të zhvillojnë edhe 4-5 ndeshje miqësore të tjera me skuadra të huaja, që gjithashtu po përgatiten në Turqi.

Leave a Reply