Ky pritet të jetë numri i Shaqirit te Liverpulli

Është vetëm çështje kohësh kur Xherdan Shaqiri do i bashkohet Liverpullit. Ky  i fundit ka zbarkuar tashmë në Liverpull, ku pasi ti kalojë testet mjekësore, edhe zyrtarisht pritet të bëhet pjesë e nënkampionëve të Europës.

Ndërkohë e përditshmja britanike, “Daily Star” ka shkruar për numrin që ylli nga Gjilani i Kosovës do të mund ta bartë te Liverpulli.

Së fundmi te Stouk Siti, Shaqiri mbante numrin 22, por ky numër është i zënë nga portieri Simon Minjole. Edhe numrin që barte te Bazeli, numrin 17-të, është i zënë nga Ragner Klavan, teksa numri 91 që vishte te Interi, nuk  lejohet në Premierligë.

Pas largimit të Filipe Kutinjos, numri 10 te Liverpulli është i lirë, ndërsa pikërisht Shaqiri mund ta pasojë atë, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që 26-vjeçari kosovar të veshë edhe fanellën me numër 23 që e mban edhe te përfaqësuesja e Zvicrës, me të cilën kishte disa paraqitje të shkëlqyeshme në Botërorin e Rusisë 2018-të.

Leave a Reply