ZYRTARE, Shaqiri nënshkruan me Liverpullin

Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht në sezonin e ri futbollistik do të luaj me Liverpullin në Premierligë, ndërsa gjithashtu do të jetë edhe pjesë e Ligës së Kampionëve, ku skuadra nga “Enfilld Roud” pretendon të bëjë një hap më shumë, duke pasur parasysh se vitin e kaluar humbën në finalen e madhe nga Reali i Madridit. Lajmin e kanë konfirmuar nga tabori i Liverpullit përmes faqes së tyre zyrtare, ku njëkohësisht njoftojnë se me yllin kosovar kanë nënshkruar kontratë 5-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Liverpulli është klub i madh me histori të madhe, me lojtarë të mëdhenj, dhe një trajner fantastik. Prandaj jam vërtetë shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu. Si lojtar gjithmonë dëshironi të jeni në nivelin më të lartë në futboll. Edhe disa vite më parë kam dashur të vija këtu por nuk kishte ndodhur. Jam i lumtur që më në fund jam këtu. Dua të përmirësohem, dua të jem me më të mirët dhe të fitoj tituj, dhe kjo është pse kam ardhur këtu”, është shprehur Shaqiri për faqen zyrtare.

Shuma të cilën Lliverpulli i ka paguar Stouk Sitit për shërbimet e Shaqirit kap shifrën e 13 milion sterlinave.

 

Leave a Reply