E konfirmon edhe Shkëndija, Zhunior te Riga! Braziliani ka një mesazh për tifozët “kuqezi”

KF Shkëndija konfirmon marrëveshjen për ndarje të parakohëshme me anësorin brazilian, Stenio Zhunior. Kontrata e brazilianit me Shkëndijën skadonte në qershor të vitit 2020, ndërsa gjendet akordi që tani të transferohet te FC Riga në Letoni.

“Përshëndetje gjithë tifozëve të Shkëndijës. Me keqardhje të madhe që ju drejtohem për të komunikuar këtë, por sot erdhi fundi i një cikli të madh me eksperienca shumë të mira, me fitore të mëdha, me tituj e trofe. Ju falemenderoj të gjithë juve tetovarëve për gjithë respektin, për gjithë energjinë pozitive që keni patur gjatë gjithë këtyre gjashtë viteve me mua si personalitet, si lojtar dhe si sportist.

A message from Stenio Junior

Stenio Junior transferohet në FC RigaMë shumë 👉 http://bit.ly/2tvaUqmMesazhi drejtuar fansave 🔴⚫ 👇

Публикувахте от KF Shkëndija в Събота, 18 януари 2020 г.

“Tani është momenti për një faqe të re në karrierën time, vazhdoj në Letoni. Me Shkëndijën morëm një vendim duke kërkuar formën më të mirë të bëjmë këtë transferim para se të përfundonte kontrata ime pas gjashtë muajsh. Gjithçka doli mirë për të mos dalë në fund Shkëndija me zero nga ky transferim. Kemi kërkuar deri tani të gjejmë një rrugëdalje për të dalë më mirë për tre palët.

“Shkëndija, grupi i tifozëve ‘Ballistët’, qyteti i Tetovës do të jenë gjithë kohën në zemrën time. Futbollistëve që gjithmonë kanë qenë pranë meje dhe kanë jetuar çdo moment me mua, ju dëshiroj shumë fat, shëndet dhe uroj gjithmonë më të mirën për klubin.

Faleminderit të gjithëve”, thotë  Stenio Zhunior në lamtumirën e tij nga Shkëndija.


LEXO GJITHASHTU:

Jo vetëm afrime te Shkëndija, një “kuqezi” del në stërvitje me një skuadër tjetër!!!


Zhunior u bashkua me Shkëndijën në janar të vitit 2014 dhe ishte pjesë e skuadrës në fitimin e dy titujve kampion dhe dy trofeve të Kupës.

Braziliani në fanellën kuqezi zhvilloi gjithsej 211 paraqitje zyrtare (170 në LPFM, 15 në Kupën e Maqedonisë dhe 26 në Kupat e Europës), duke realizuar 50 gola (40 në LPFM, 5 në Kupën e Maqedonisë dhe 5 në Kupat e Europës).

Leave a Reply