Agan Zyberi nga Shkëndija huazohet te Drita e Bogovinës

Mesfushori ofenziv Agan Zyberi do të jetë futbollisti i katërt i Shkëndijës që do të huazohet gjatë këtij afati kalimtarë, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti shkupjan stinorin pranveror do të jetë pjesë e Dritës së Bogovinës, aty ku beson të marrë më shumë  hapësira dhe të tregojë cilësitë e tij të vërteta.

“Jam i kënaqur që do jem pjesë e Dritës, por njëkohësisht i Shkëndijës, pasi te skuadra nga Bogovina do të jem vetëm për 6 muaj. Shpresoj të jem mirë me shëndet dha të shfrytëzojë në maksimum mundësinë e dhënë për të treguar vlerat dhe për të ndihmuar skuadrën e Dritës në arritjen e objektivave” – tha enkas për “infOSport.mk” shkupjani 19-vjeçar, që karrierën e tij e kishte nisur te FC Shkupi.

Ai për një vit ishte përfshirë edhe në ekipin e parë të skuadrës nga Çairi, mirëpo duke mos arritur që të zhvillojë ndonjë ndeshje zyrtare.

Kështu ai vendosi që të provojë veten te Shkëndija, duke iu bashkuar kësaj skuadre në fillim të vitit 2019-të, ndërsa si duket kishte bërë zgjedhjen e duhur, pasi me kuqezinjtë, gjenerata 2001, sezonin e kaluar arriti që të fitojë titullin kampion dhe trofeun e Kupës.

Leave a Reply