FC Shkupi sot përballë boshnjakëve të Çelik në kërkim të golit të parë në vitin 2020

FC Shkupi sot do të zhvillojë ndeshjen e saj të katërt kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror dhe të dytën në tokën turke pas asaj ndaj Neftchi Kockho nga Krigistani, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje të besuarit e trajnerit Qatip Osmani barazuan pa gola, njëjtë sikurse edhe në dy ndeshjet e zhvilluara në Shkup, ndaj Flamurtarit të Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit.

3 ndeshje pa asnjë gol të shënuar, sinjale këto që drejtuesit e skuadrës nga Çairi duhet freskuar skuadrën me ndonjë sulmues të ri, sidomos pas largimit të golashënuesit më të mirë në stinorin vjeshtorë, Marin Jurina.

Ky i fundit luante në formë huazimi nga rradhët e skuadrës boshnjake të Çelik, që njëherit është edhe kundërshtari i sotëm i skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi. Ndeshja FC Shkupi – NK Çelik starton në ora 14:00.

Leave a Reply