Boateng debuton me gol te Beshiktashi, shënon me dhembër! (VIDEO)

Kevin Prince Boateng ka debutuar me gol me fanellën e Beshiktashit, duke ndihmuar këta të fundit të shënojnë një fitore të pastërt 3:0 ndaj Gazeiantep në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Turqisë, njofton “infOSport.mk”.

Boateng në këtë ndeshje në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa golin e parë me fanellën e “Shqiponjave të Zeza” e realizoi në minutën e 70-të, kur me thembër kurorëzoi me gol asistin e Gonul.


GOLAT NGA NDESHJA BESHIKTASH – GAZIANTEP,  NDIQNI KËTU.


Përveç tij për Beshiktashin në këtë përballje realizuan edhe Burak Jillmaz (52’) dhe Xhermejn Lens, i cili në minutat shtesë të takimit vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Beshiktashi 3, Gaziantep 0.

Për Beshiktashin ishte kjo fitorja e 11-të sezonale dhe e dyta rradhazi (javën e kaluar mundën Rizesporin) pas 4 disfatave të njëpasnjëshme, që e rikthyen këtë skuadër në pozitën e 7-të me 36 pikë, po aq sa ka edhe Galatasaraji në pozitën e 6-të, mirëpo me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply