Besmir Bojku ndihmon Feronikelin për të prekur gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Skuadra e Feronikelit që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Agim Sopi, është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në ndeshjet gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës, pasi në çerekfinale eleminoi skuadrën e Lirisë në Prizren me rezultat të pastër 2:0, shkruan “infOSport.mk”.

Deri tek fitorja skuadra nga Drenasi erdhi vetëm në dy minutat e fundit të takimit. Ishte strugani Besmir Bojku, ai i cili shënoi golin e parë për Feronikelin në minutën e 88-të, ndërsa fitoren e “zikaltërve” e konfirmoi Mendurim Hoti me golin e shënuar në minutën e 91-të.

Kështu Feronikeli i bashkohet Prishtinës, Drenicës dhe Ballkanit në gjysmëfinale.

Leave a Reply