4 emrat kandidatë për sulmin e Barcelonës

Emri që i prin listës së futbollistëve që mund t’i bashkohen Barcelonës në 15 ditët e ardhshme është Loren Moron, duke qenë se trajneri i Barcelonës, kike Setien ka punuar me të në të kaluarën te Betisi.

Edhe pse Barcelona ka marrëdhënie të mira me Betisin, ka pak gjasa që ky i fundit do ta shesë sulmuesin tani që ka mbaruar afati kalimtar i futbollistëve.

Ai ka klauzolë lirimi në vlerë 40 milionë euro, të cilën Barcelona do të dëshironte ta negociojë.

I dyti në këtë listë është Lukas Perez. Edhe pse ky i fundit nuk është zgjedhja e parë, klubi “katalunas” nuk e ka zbehur interesimin për të.

Ai do t’i kushtonte Barçës 15 milionë euro, edhe pse Alaves nuk do të tregonte vullnet ta negociojë çmimin e tij.

Një tjetër emër që mund ti bashkohet Barcelonës, është sulmuesi i Getafes, Angel Rodrigez.  Ky i fundit shihet si opcioni më i lirë, pasi drejtuesit e Getafes për shërbimet e tij kërkojnë 10 milionë euro.

Ndërkohë opcioni i fundit është ai i Luis Suarez, futbollistit të Zaragozës, që aktualisht në formë huazimi po luan te Uatfordi në Angli.

Duke pasur parasysh moshën e tij, 23-vjeç, sulmuesi kolumbian mund të jetë edhe një opsion për të ardhmen po ashtu.

Leave a Reply