“Provokacija” e rradhës për serbet vjen nga Xherdan Shaqiri (FOTO)

Vjen provokimi i rradhës për serbet nga ana e futbollistëve shqiptarë. Këtë rradhë fqinjët tanë verior ndjehen të provokuar nga ylli shqiptarë, Xherdan Shaqiri, ndryshe pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, i cili ditë më parë përmes një foto në rrjetet sociale kishte publikuar këpucët e tij të futbollit, me të cilat do të paraqitet në Botërorin “Rusi 2018”.

Është “Kurir” që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këpucëve të Shaqirit që do të luajë në takimet e Botërorit, teksa në njërën prej tyre do të gjendet flamuri i Zvicrës dhe te tjera ai i Kosovës. Sigurisht, e gjitha kjo nga serbët mund të komentohet vetëm me një fjalë: “Provokacija”.

Zvicra dhe Serbia në Botërorin e Rusisë janë pjesë e grupit “E”, ku gjithashtu do të luajnë edhe Brazili dhe Kosta Rika.

Zvicra dhe  Serbia mes vete do të përballen me datë 22 qershor me fillim në ora 20:00.

Leave a Reply