Klubi nga Bundesliga interesohet për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është në qendër të vëmendje jo vetëm në Turqi, por nga shumë klube tjera nga kampionatet e forta.

Kosovari vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Fenerbahçes, ndërsa mediat në Turqi bëjnë të ditur se në merkaton e verës, Muriqi do të shitet në ndonjë klub tjetër.

Për momentin katër klube si Lester Siti, Brigton, Monako dhe Frankurti vazhdojnë interesimin për sulmuesin kosovar. Më herët interesim shfaqi edhe Totenhemi dhe Lacio, por tash këto dy klube nuk përmenden më.

Dëshira e Muriqit është të luajë në Angli, por deri në qershor nuk i dihet se çfarë do të vendos vet lojtari. /Sportmania.al

Leave a Reply