Renova vjen me fitore shumë të rëndësishme ndaj Struga Trim Lum (VIDEO)

Renova ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit vendor, teksa sot në Tetovë me shifrat 2:0 mundi Struga Trim Lumin, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Bujar Islami ishin shumë të motivuar dhe me plotë vetëbesim u futën në këtë takim, që në fund rezultoi shumë pozitiv për ekipin nga Xhepçishti.

Fillimi i takimit rezultoi shumë i ashpër dhe me shumë ndërprerje, e ku si pasojë arbitri kryesor tregoi plotë 4 kartonë të verdhë vetëm brenda 25 minutave të para, 3 për futbollistët mysafir dhe 1 për futbollistët vendas, të cilët në minutën e 26-të përmes një kundërzbritje arritën të shënojnë golin e parë të takimit.

Renova avanson ndaj Struga Trim Lum

Renova avanson ndaj Struga Trim Lum LPFMV – Java 20renova – struga trim lum 1:0(B. Miovski 26')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.

Argjent Gafuri me një diagonale të gjatë tentoi të gjente Florian Kadriun, i cili humbi duelin ajror me portierin Urosh Gjuriç, që në tentativë për të pastruar rrezikun devijoi topin vetëm deri te këmbët e Burim Sadikut, i cili mjaft mirë gjeti brenda zonës bashkëlojtarin e tij, Bojan Miovski, i cili shënoi për 1:0.

Ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë “gjispunuesit” shënuan edhe një gol tjetër, që këtë herë mban firmën e Florian Kadriut.

Florian Kadriu shenon edhe golin e dyte per Renoven ndaj Struga Trim Lum

Florian Kadriu shenon edhe golin e dyte per Renoven ndaj Struga Trim LumLPFM – Java 20RENOVA – STRUGA TRIM LUM 2:0(F. Kadriu 56')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.

Kërçovari këmbëshpejtë në minutën e 57-të priti një top të devijuar nga ana e mbrojtësve mysafir në vijën e 16-të metërshit, dhe pa menduar shumë goditi me të majtën e tij, duke shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e Urosh Gjuriç.

Me këtë fitore, Renova tashmë numëron 22 pikë dhe ndodhet në pozitën e 8-të, ndërkohë Struga Trim Lum me 24 pikë renditet një pozitë më lartë.

Ndeshjen e radhës Renova do të ndeshet me FC Shkupin në transfertë për të tentuar suksesin e radhës.

 

Leave a Reply