Renova e bëri punën, por Shkëndija jo! Zhgënjim i madh tek tifozët “kuqezi”

Humbja 4:2 ndaj skadrës së fundit në tabelë, Borecit, ka zhgënjyer tej mase tifozët e Shkëndijës, skuadër kjo që nuk arriti të shfrytëzojë dhuratën e bërë nga Renova, që në ndeshjen e parë të së dielës mundi Vardarin me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Fitorja e “gjipspunuesve”, bëri që shumë tifozë të Shkëndijës të ëndërrojnë dhe të besojnë në ngushtimin e diferencës në -5 pikë ndaj Vardarit, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi skuadra e Ernest Gjokës zhvilloi një ndër ndeshjet më të dobëta, duke pësuar në fund disfatë të thellë 4:2.

Vlen të përmendet se deri në minutën e 80-të “kuqezinjtë” ishin në disavantazh prej 4 golave (4:0), që më pas në 10 minutëshin e fundit Armend Alimi me dy gola të njëpasnjëshëm (80’, 90’) të bëjë këtë disfatë më të kapshme.

Në anën tjetër golat për Borecin në këtë përballje i realizuan Radoviç (12’, 40’), Silva (72’) dhe Prelçec  (78’).

Edhe përkundër kësaj fitore Boreci mbetet në pozitën e fundit me 24 pikë, vetëm një më pak se Rabotniçki dhe Struga Trim Lum që renditen në pozitat 8 dhe 9.

 

Leave a Reply