Golat nga ndeshja Struga T&L – FC Shkupi (VIDEO)

FC Shkupi ka shënuar fitore 2:1 në transfertën në Strugë ndaj Struga Trim Lum, duke i shkaktuar edhe disfatën e 3-të nga gjithsej 4 ndeshje të stinorit pranveror skuadrës strugane, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat u shënuan gjatë pjesës së parë, ndërsa i pari që shënoi ishte Gudiabi, i cili në minutën e 17-të mjaft mirë shfrytëzoi depërtimin dhe asistin e Fatjon Jusufit, i cili sot luajti si titullarë.

Në minutën e 30-të Dembo Darboa përfitoi një penalti, të cilën e shkaktoi portieri Urosh Gjuriç. Ky i fundit shumë lehtë mund të ndodhte që të përmirësonte gabimin e tij, kur fillimisht priti penaltinë e brazilianit Serzhinjo, mirëpo nuk gjeti bashkëpunimin e bashkëlojtarëve të tij, ashtu që numri 11-të i “bardhekaltërve” nga Çairi nga tentativa e dytë arriti që të shënojë në rrjetën e portierit serb, kësaj rradhe për rezultat 2:0.

Vendasit u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë, po nga penaltia në minutën e 42-të, ndërsa realizatorë doli të jetë Nijas Lena.

Pjesa e dytë edhe përkundër tentativave të bëra nga ana e të dyja skuadrave nuk prodhoi gola, ashtu që e njëjta u mbyll me fitoren e skuadrës shkupjane. Ishte kjo fitorja e parë për FC Shkupin në përballjet e këtij sezoni ndaj Struga Trim Lum, duke pasur parasysh se dy ndeshjet e para ishin mbyllur me barazime.

Falë kësaj fitore FC Shkupi me 28 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Struga Trim Lum me 25 pikë renditet vetëm në pozitën e 8-të.

Leave a Reply