Ndahen Struga Trim Lum dhe Jeton Beqiri

Një pikë në 4 ndeshjet e stinorit pranveror kanë bërë që Struga Trim Lum dhe Jeton Beqiri ti ndajnë rrugët. Lajmin e kanë konfirmuar nga tabori i skuadrës strugane përmes profilit të tyre zyrtare në “facebook”, njofton “infOSport.mk”.

“FC Struga Trim Lum dhe trajneri Jeton Beqiri kanë ndërprerë bashkëpunimin! Pas rezultateve jo pozitive në ndeshjet e kaluara, trajneri ka dhënë dorëheqje. E faleminderojmë për punen 1 vjeçare dhe i urojme suksese në karrierën e tij si trajner!” – qëndron në komunikatën e klubit strugan.

Struga Trim Lum stinorin pranveror nuk e nisi aspak mbarë, pasi në 4 ndeshjet e deritanishme morri vetëm një pikë, që e pozicionuan në vendin e 8-të. Pikërisht këto rezultate dhe disfata e sotme ndaj FC Shkupit bënë që Beqiri të jap dorëheqje, që u pranua nga ana e drejtuesve të Struga Trim Lum, që nën drejtimin e strategut tetovar në anën tjetër arriti suksesin më të madh në historikun e saj, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës, ku do të takohet me Shkëndijën.

Leave a Reply