Koronavirusi, FSHF merr vendimin final

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me vendim lidhur me ndeshjet futbollistike në futbollin shqiptarë. Situata e krijuar së fundmi tek fqinjët tanë, ku 10 persona thuhet të jenë prekur me Koronavirus, ka bërë që FSHF të reagojë shumë shpejtë, dhe e njëjta duke mos dashur të rrezikojë asgjë dhe të parandalojë përhapjen e këtij virusi, ka vendosur që të gjitha ndeshjet futbollistike në Shqipëri të zhvillohen me dyer të mbyllura.

“Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit pas mbledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e sotme dhe komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrave ka vendosur të njoftojë klubet se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga Sektori Garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Kjo masë është marrë pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashëve dhe të gjithë personave të përfshirë në garën futbollistike në vend.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon mirëkuptimin e të gjithë palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi”.

Leave a Reply